Nejmar nis spektaklin në Francë, në pritje të ndeshjeve të vërteta

PSG mundi mbrëmë 6-2 Tuluzën. Befasi? Aspak, PSG i ka bërë çdo vit fitore të tilla, ka disa sezone që në Francë mund thuajse çdo ekip me shifra të tilla, nëse dëshiron.

Titulli i vjetshëm, fituar nga Monako, ka shkundur parizienët, që e kuptuan se entuziazmi i tifozerisë dhe vlerësimi mediatik ndaj PSG-së po binte ndjeshëm, ndaj edhe u shpenzuan disa thasë me euro për të blerë Nejmarin nga Barcelona për 222 milionë.

Maks Gradel i dha mbrëmë avantazhin Tuluzës, duke e bërë edhe më interesante sfidën, që ndiqej kryesisht për Nejmarin, të themi të vërtetën. Nejmar barzoi në minutën e 31-të, Rabio shënoi të dytin 4 minuta më vonë, ndërsa në minutën e 69të Verrati doli me karton të kuq, duke krijuar përshtypjen se fundi do të kishte tension te Parisi.

Nuk bëhet fjalë, sepse nga minuta e 75-të deri në fund PSG shënoi edhe 4 gola, ndërkohë që pati edhe zemërgjerësinë t’i dhuronte një autogol me Tiago Silvën Tuluzës.

Kavani nga pika e bardhë, Pastore, Kurzaua e Nejmar shënuan deri në fund, me brazilianin që e mbylli ndeshjen me 2 gola e dy asiste, duke shkuar në 3 gola e 3 asiste pas dy ndeshjesh në Francë. Janë thuajse stërvitore për të, testi i vërtetë është Europa. Nëse Nejmar dëshiron të bëhet më i madhi, duhet të fitojë Champions League në Paris, mision tepër i ndërlikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *