Nejmar në stërvitje, kalon alarmi

Pas shqetësimit të ditëve të fundit, Nejmar është kthyer në stërvitje ditën e sotme. Alarmi ka kaluar dhe sulmuesi do të jetë rregullisht në fushë në ndeshjen e ardhshme të Brazilit.

Në ndeshjen kundër Zvicrës Nejmari mori shumë goditje dhe fitoi 10 faulle, por dëmtimi i pësuar muaj më parë e bezdisi paksa dhe nuk u stërvit në fillim të kësaj jave.

Gjithsesi, Federata Braziliane ka postuar sot një video të yllit të PSG-së në stërvitje, duke sqaruar se sulmuesi tani është në formë të mirë fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *