Nejmar në orët e ardhshme në Paris, Pastore i ofron fanellën

Tashmë ka marrë fund, Nejmar është futbollist i PSG-së, për 222 milionë euro, rekord absolut në historinë e futbollit. PSG nuk e ka vrarë shumë mendjen as për kritikat e as për paralajmërimet e UEFA-s për shkelje të rregullores së Fair Play-t financiar. Me siguri do të ikin disa lojtarë, për të rikuperuar milionat, por nuk dihet ende kush.

Një ndër të rrezikuarit, argjentinasi Havier Pastore, ka mirëpritur brazilianin, i cili pritet në Paris brenda së enjtes. Pastore i ka ofruar numrin 10 Nejmarit, si shenjë mikpritjeje: “Nejmar është lojtari që na duhet për të fituar Champions League, ndaj duam ta bëjmë të ndihet si në shtëpi. I jap numrin 10, është një gjest i vogël mirëseardhjeje”.

Ndërkaq, nga Franca thuhet se Pastore ka marrë si premtim qëndrimin në Paris, nëse lëshonte numrin. Të refuzonte po të donte…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *