Nejmar në lot, ja që pasuria nuk të bën detyrimisht të lumtur

0

Iku nga Barcelona për t’u bërë i madh larg hijes së Lionel Mesit, por të shumtë janë ata që besojnë se Nejmari kaloi te PSG vetëm për ofertën absurde me miliona euro shpërblim për firmën, kontratë monstruoze dhe klauzola të çmendura.

Tashmë në Paris ka mbaruar muaji i mjaltit dhe thuajse çdo javë dalin lajme për probleme, nga sherri me Kavanin, te pakënaqësia në skuadër për privilegjet e brazilianit e së fundi te problemet me trajnerin Unai Emeri.

Nejmar mohon gjithçka dhe duket i qetë, por dje shpërtheu, presioni po e mbyt dhe duket qartë që në Paris nuk ka gjetur parajsën, përtej milionave.

Pas miqësores fituar nga Brazili ndaj Japonisë, Nejmar përgënjeshtroi thashethemet: “Po shpiken shumë gjëra false dhe kjo gjë më ka bezdisur shumë. Jam i lumtur dhe i motivuar, nuk kam probleme as me Kavanin, as me Emerinë. Dua vetëm të jem i lumtur, nuk kam ardhur në Paris për të krijuat probleme, ndaj më lini të qetë”.

Më pas, Nejmari doli sërish në konferencë, krah trajnerit Tite, i cili e ka mbrojtur me vendosmëri: “Është djalë i mirë, përtej ndonjë reagimi të tepruar në fushë, që më ka ndodhur edhe mia, u ndodh të gjithëve”.

Ndërkohë, Nejmar u largua nga konferenca i përlotur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image