Nejmar mbulohet në “ar”, çmenduri dhe një tjetër rekord

Nejmar është lojtari për të cilin është paguar më së shumti deri më sot për t’u transferuar. PSG i pagoi Barcelonës klauzolën prej rreth 230 milionë eurosh, por me francezët braziliani nuk po arrin të fitojë gjë në arenën ndërkombëtare. Kështu “Topi i Artë” nuk mund të bëhet kurrë i tij.

E ardhmja e Nejmar është lidhur shpesh me Realin e Madridit, por nga ana tjetër ka pasur shumë lajme që raportojnë se dëshira e sulmuesit është e madhe për t’u rikthyer te Barcelona. Së fundmi thuhet se madrilenët kanë përgatitur një ofertë të çmendur.

Florentino Perez, sikurse raporton Sport në Spanjë, ka bërë gati 350 milionë euro për transferimin e Nejmar. Vetëm ai mund ta zëvendësojë Kristiano Ronaldon dhe për këtë duhet shpenzuar. Edhe përfitimet e sulmuesit do të ishin të mëdha, pasi do të përfitonte 45 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *