Nejmar: Mbape i habitshëm, ngjan si 30 vjeç

Nejmar beson se supertalenti i PSG-së, Kilian Mbape, do të jetë një pretendent për Topin e Artë. Braziliani la Barcelonën për PSG-në këtë verë, për shifrën rekord 222 milionë euro, një transferim që flitet se erdhi për shkak se Nejmari kërkonte të rritej larg hijes së rëndë të Mesit.

Nejmar e ka nisur shkëlqyeshëm në Paris, me 6 gola e 6 asiste në 7 ndeshje, ndërsa Mbape, një tjetër superblerje e PSG-së këtë verë, mahniti dje ndaj Bajernit.

Ajo paraqitje bën që Nejmari të lavdërojë pa masë djaloshin francez, vetëm 18 vjeç: “Më duket si 30 vjeç, është shumë i pjekur dhe i kompletuar. Ai është një lojtar që do të torturojë mbrojtësit gjatë karrierës së vet dhe shumë shpejt do të jetë në garë për Topin e Artë”.

???? @k.mbappe29

A post shared by Nj ?? ? neymarjr (@neymarjr) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *