“Nejmar? Kam respekt për PSG-në”, Bartomeu i habit të gjithë

0

Nejmar është objektivi i radhës te Barcelona, por operacioni i tij është një labirint me të papritura. Problemet mes klubeve dhe situata e vështirë e brazilianit me drejtuesit e bën Barçën të qëndrojë disi e mënjanuar në këtë situatë.
Kampionët e Spanjës presin zgjidhjen mes klubit francez dhe lojtarit, në mënyrë që PSG të japë dritën jeshile të nxjerrjes së Nejmar në treg. Bartomeu në çdo dalje në shtyp pyetet për brazilianin.

Megjithatë, është gati e pamundur të nxjerrësh diçka nga presidenti. Ai mundohet vazhdimisht të tregohet i kujdesshëm. Çudit kur thotë se ka shumë respekt për klubin e PSG.

“Këtë verë kam lexuar shumë gazeta dhe ata thonë shumë gjëra. Këtu e vetmja gjë e qartë është se Nejmar është një lojtar i PSG dhe ne e respektojmë shumë atë klub. Në këtë rast nuk ka shumë për të thënë”, shprehet Bartomeu.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.