Nejmar i vërsulet gazetarëve: Idiotë të dezinformuar

Ylli i PSG-së Nejmar ka reaguar në lidhjet me lajmet që po qarkullojnë për të në mediet franceze. Në një emision të kanalit francez “France 2”, u përmend fakti se futbollisti brazilian përfitonte një bonus prej 375.000 Eurosh nëse duartrokiste tifozët në përfundim të takimit. Informacioni ishte marrë nga dokumentet sekrete të zbuluara nga platforma e gazetarëve investigativ “Football Leaks”.

“Nuk e di kush janë më të këqij në këtë rast. Nuk e kuptoj sesi këta idiotë të dezinformuar u besojnë këtyre burimeve. Disa gazetarë kanë synime të këqija. Falënderoj zotin kur për çdo moment sado të vogël që më lënë të qetë.”, tha Nejmar.

Në dokumentet nga ku u zbulua ky bonus i çuditshëm, kjo është një “rreng” i drejtuesve të PSG-së për të ulur taksimet në rrogat e lojtarëve, pasi çdo futbollsit i PSG-së e ka në kontratë një bonus për duartrokitjen e tifozëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *