Nejmar i detyrohet 100 milionë euro Barcelonës?

0

Nejmar mund të detyrohet t’i paguajë 100 milionë euro Barcelonës, pasi ylli i PSG-së ka shkelur një marrëveshje që kishte me Barcelonën, në lidhje me bonuset që do të merrte pas rinovimit të kontratës.

Lajmi i bujshëm është publikuar nga El Confidencial në Spanjë, që shkruan se në vitin 2013 Nejmar firmosi rinovimin e kontratës dhe do të merrte 100 milionë euro si shpërblim, përveç pagës që do të merrte në Camp Nou.

Megjithatë, marrëveshja parashikonte që Nejmari të mos kërkonte largim nga Barcelona deri në janar 2018, ndaj largimi i tij verën e shkuar ka nisur një konflikt që nuk dihet kur do të përfundojë dhe si do të mbyllet.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image