Nejmar, “helm” ndaj Barcelonës: Drejtues të paaftë!

0

Nejmar e ka nisur shkëlqyeshëm, me gola e asiste, karrierën e tij te PSG, ku duket qartë që është i lumtur, natyrisht edhe për faktin se është numri 1 në ekip, përtej pagës përrallore që merr aty.

Pas triumfit të djeshëm 6-2 kundër Tuluzës Nejmar lëshoi një deklaratë të ashpër drejtuar Barcelonës dhe drejtuesve të saj: “Kur unë shkova te Barça, çdo gjë nisi mbarë, por atje janë disa drejtues që nuk e kanë vendin në krye të Barcelonës. Jam shumë i trishtuar me atë që po i bëjnë Barcelonës. Kalova 4 vite shumë të lumtur atje, por Barcelona meriton shumë më tepër. Kam shumë miq atje. Shpresoj që gjërat të përmirësohen dhe që Barça të kthehet një skuadër që mund të luftojë për gjëra të mëdha.

“Nuk më takon të flas për politikat e Barcelonës, por shoh ish-shokët e mi që janë të trishtuar, pasi klubi nuk është në rrugën e duhur”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here