Nejmar gjen marrëveshjen me PSG-në

Çdo ditë e më shumë Nejmar duket drejt transferimit në Paris, edhe pse realisht as ai dhe as babai i tij nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë.

Sot Marca shkruan se sulmuesi brazilian praktikisht është i PSG-së, sepse babai i tij ka biseduar me drejtuesit e klubit francez dhe ka arritur marrëveshjen.

Kjo do të thotë se PSG tashmë duhet thjesht të paguajë 222 milionë eurot e klauzolës së prishjes së kontratës, me Barcelonën që nuk mund të bëjë asgjë në këtë histori.

Ndërkaq, Sky Sports shton se Nejmarit i është premtuar një pagë e jashtëzakonshme, rreth 26 milionë euro në sezon!

Tani vetëm një mrekulli e mban Nejmarin në Barcelonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *