Nejmar flirton me Anglinë: Më të mirët duhet të luajnë në Premier

Nejmar është emri më i përfolur i merkatos, me të ardhmen e yllit brazilian, që duket gjithmonë e më larg Paris Seint Zhermen. Nga interesimi i Realit të Madridit, që kërkon të realizojë një goditje të madh, për të ndryshuar fatet e sezonit, te spekulimet se kampionët e Francës duhet t’a shesin, për të rregulluar bilancet prej “Fair Play-t Financiar”.

Për të nxitur edhe më tej zërat e merkatos, mendoi vetë kapiteni i Brazilit. Gjatë një video të publikuar në kanalin e tij në “YouTube”, Nejmar i’u përgjigj një pyetje rreth Premier Ligës, duke aluduar se në të ardhmen mund të luajë në Angli.

“Asnjëherë nuk dihet se çfarë të rezervon e ardhmja, por çdo lojtar i madh duhet të luajë të paktën një herë në Premier Ligë”, tha sulmuesi i “seleçaos”. Fjalë, të cilat do të nxisin edhe më tepër spekulimet rreth së ardhmes së sulmuesit, ose thjesht Nejmar po kërkon të zgjerojë tregun për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *