Nejmar: Faullet i shohin arbitrat, duhej të shihnin edhe atë ndaj Mirandës

Nejmari vendosi një rekord për Brazilin dje, duke fituar 10 faulle ndaj Zvicrës, ndaj pas ndeshjes ecte paksa duke çaluar, edhe për faktin se lodhja e madhe ndihej.

“10 faulle? Diçka normale, arbitrat për atë punë janë, të shohin faullet dhe të gjykojnë mbi rëndësinë e tyre. Unë thjesht mundohem të luaj futboll, edhe pse më kanë ndalur e goditur disa herë, por nuk është asgjë serioze, edhe pse ndiej pak dhimbje”.

Nejmar është më i mërzitur për barazimin: “Meritonim fitoren, por ishte një ndeshje e ndërlikuar. Besoj se goli i Zvicrës duhej anuluar për faull ndaj Mirandën, por ka të tjerë që gjykojnë, arbitrat duhej të kishin vepruar ndoshta. Për mua duhej të fitonim, por mund të luajmë më mirë. Kjo ndeshje tregoi se do të jetë një Botëror shumë i vështirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *