Nejmar e vendos, nuk shkel më në Paris

0

Kutia e Pandorës u hap, eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampioneve ka bërë që të flitet sërish për revolucion në Paris dhe emri i parë që mendohet se do të bëjë gati valixhet është Nejmar.

Braziliani është në Brazil prej ditësh, për të kuruar dëmtimin e tij, por spanjollja ABC publikon një lajm të bujshëm: ylli i Brazilit nuk ka ndërmend të kthehet më në Paris dhe do të qëndrojë në Brazil deri në prag të Botërorit, ndërsa pas Kupës së Botës do të presë transferimin në Madrid.

Sipas gazetarëve spanjollë, Nejmar i ka thënë familjes së tij se nuk pranon të kthehet më në Francë. Arsyet janë të qarta: tifozët në Paris nuk e kanë trajtuar mirë dhe ka pasur shpesh fishkëllima në stadium; të PSG skuadra nuk e ka pritur mirë dhe ka pakënaqësi për shkak të pagës së lartë të Nejmarit dhe vëmendjes të tepruar rreth tij; niveli i kampionatit francez është tepër i ulët për ambiciet e brazilianit.

Tashmë Nejmari dëshiron kalimin te Reali dhe është i gatshëm të sakrifikojë edhe financiarisht.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.