“Nejmar do të tërhiqet para moshës 30-vjeçare, fajin ja ka… koka!”

0

Talenti i Nejmar nuk vihet në diskutim, por braziliani nuk ka arritur kurrë të bëjë atë kapërcimin e madh. Karakteri i tij dhe problemet jashtë fushave ia kanë zënë vendin performancave brenda saj.

Diçka e tillë është problem i madh sipas Ze Robertos, ish-lojtarit të famshëm të Leverkuzenit, Bajernit dhe Real Madridit. 44-vjeçari flet për “Süddeutsche Zeitung” dhe e sheh shumë problematike të ardhmen e 27-vjeçarit. Nëse nuk ndryshon, atëherë karriera e tij do të marrë fund shumë shpejt.

Nejmar ka nevojë për një ndryshim të rëndësishëm, sidomos në kokën e tij. Po e humbet shansin për të hedhur një hap para dhe për të marrë përsipër përgjegjësi. Një talent si ai duhet ta kishte arritur këtë nivel…

Dëmtimet nuk po e ndihmojnë, por koka e tij nuk është e përqendruar 100% te futbolli. Do të vijë momenti kur do t’i humbasë dëshira e të qenurit futbollist. Nëse vazhdon kështu, do të tërhiqet përpara moshës 30-vjeçare. Paratë dhe tundimi kanë ekzistuar gjithmonë, nuk ka lidhje. Shikoni Mesin dhe Ronaldon, ata bëjnë një jetë krejtësisht ndryshe”, përfundon Ze Roberto.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.