Nejmar dhe simulimet e tij: Po tentoj të kuptoj diçka! Dëmtimi? Kam qarë pafund

0

Nejmar është një futbollist me cilësi teknike të jashtëzakonshme. Sulmuesi i PSG është një nga më të mirët në botë, ndërsa nuk përfundojnë kurrë kritikat kundrejt tij për simulimet që bën.

Braziliani merr shkelma gjatë çdo ndeshje, por shpeshherë e tepron me simulimet, gjeste që e kthejnë në antipatik për shumë tifozë. 27-vjeçari po vazhdon rikuperimin nga dëmtimi i pësuar kundër Strasburgut. Tani është më mirë, por në fillim ka vuajtur.

Në një prononcim për “Rede Globo”, Nejmar zbulon një detaj interesant. Ai ka filluar të shohë ndeshjet e zhvilluara në Botërorin e Rusisë me Brazilian e tij për të kuptuar më mirë veprimet që bën në fushën e blertë.

Kam nisur të rishoh të gjithë lojërat e mia gjatë Botërorit dhe pyes vetën nëse kam simuluar me të vërtetë. Dëmtimin e fundit nuk kam arritur ta pranoj. U mbylla në shtëpi për dy ditë rresht dhe vetëm qaja. Isha me të vërtetë i trishtuar”, përfundon sulmuesi i kampionëve të Francës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.