Nejmar del hapur, kërkon Realin

Edhe pse nuk luan prej më shumë se dy muajsh për një dëmtim në këmbë, Nejmar mbetet në qendër të vëmendjes, sepse çdo ditë dalin lajme rreth dëshirës së tij për t’u larguar nga PSG. Braziliuani kërkon me çdo kusht të shkojë te Reali i Madridit, që këtë verë.

Në këtë mënyrë, parashikohet një verë shumë e nxehtë, sepse 222 milionë eurot që pagoi vjet PSG me shumë gjasa do të mbeten rekord vetëm për një vit, edhe pse Nejmari ka një kontratë deri në vitin 2022.

Spanjollja Marca raporton se Nejmar ka kërkuar që të nisë bisedimet me PSG-në për një transferim në Madrid, duke deklaruar se ka gabuar që ka zgjedhur klubin parisien, aty ku ambiciet e tij nuk po realizohen dhe marrëdhëniet me ekipin janë të ftohta.

Plani i Realit

Është e qartë që për të realizuar këtë transferim Reali do duhet të shpenzojë miliona pa fund. PSG nuk nis bisedime pa 250-260 milionë euro në tryezë, por mund të shkohet edhe më lart. Gjithashtu, paga e Nejmarit në këtë moment është 37 milionë euro në sezon. Edhe nëse shet Geret Bejlin, sërish Reali do futej në borxhe të mëdha: mos ndoshta ka ardhur koha që të mendohet shitja e Ronaldos? Portugezi është ende në formë spektakolare dhe lider te Reali, por vitet ikin dhe me shumë gjasa çmimi i tij do të pësojë rënie drastike pas një viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *