Nejmar alarmon: Është momenti më i vështirë i jetës sime

0

Ylli i PSG-së, Nejmar po kalon një moment tepër të vështirë të karrierës së tij. Braziliani vazhdon të jetë i dëmtuar dhe me botërorin që po afron, rikuperimi nuk duket në hapat e duhur. Këtë gjë e pranoi vetë ylli i PSG-së, i cili tha se ky është momenti më i errët në jetën e tij. Real Madridi kërkon të sigurojë firmën e tij para se sulmuesi të udhëtojë drejt Rusisë për të përfaqësuar kombëtaren e tij në botëror. Skuadra madrilene është vënë prej kohësh në ndjekje të tij dhe është gati të paguajë shifra të çmendura që ta sjellë në Madrid. Vetë Nejmar pranoi se shumë gjëra po ndodhin në këto momente dhe e ka të pamundur që t’i përballojë.

Dëmtimi
Nejmar vazhdon të qëndrojë jashtë fushave të lojës për shkak se ka dëmtuar pjesën e thembrës, e quajtur ndryshe si “Tendina e Akilit”. Ylli brazilian e pësoi këtë dëmtim që në muajin janar dhe vazhdon të kryejë vizitat e duhura. Rikuperimi i tij po zgjat më shumë seç mendohej në fillim dhe në Brazil janë të shqetësuar. Nejmar pritet të jetë lideri i kombëtares së Brazilit në botëror. Vetë sulmuesi i PSG-së tha se është i shqetësuar për situatën e tij, sidomos para një kompeticioni shumë të rëndësishëm si ai i botërorit së Rusisë. “E kuptoj shqetësimin e tifozëve braziliane dhe mund të them se unë jam më i shqetësuar se ata. Po kaloj një moment të errët dhe dua që ta anashkaloj sa më shpejt. Jam në Brazil mes njerëzve që më duan dhe po më ndihmojnë që të rikthehem sa më shpejt”,- u shpreh Nejmar.

Real Madridi
Gjatë intervistës së tij, Nejmar bëri të kuptohej se është në dijeni të interesimit të Real Madridit për shërbimet e tij. Edhe pse nuk u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë, ylli i PSG-së pranoi se shumë gjëra po ndodhin në jetën e tij.

“Përveç dëmtimit, po më shqetësojnë dhe shumë gjëra të tjera. Gjithçka po ndodh shumë shpejt dhe kam shumë gjëra në kokën time. Është një moment i vështirë, pasi nuk jam fizikisht i aftë të përballoj çdo gjë që po ndodh. Nuk jam i mirë për të folur dhe për të anashkaluar gjëra, por jam i mirë në fushë. Dua të luaj, të bëj atë që di të bëj më mirë. Jam shumë krenar që do të përfaqësoj kombëtaren time në Rusi. Botërori është fokusi im për momentin. Për gjëra tjera do të mendoj pasi të kthehemi nga Rusia”,- u shpreh sulmuesi 25-vjeçar.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.