Nejmar, 100 gola te Barcelona

0

Fitorja e djeshme në Granada ishte shumë e veçantë për brazilianin Nejmar, i cili arriti të shënonte golin e tij të 100-të për Barcelonën, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël yjesh që e kanë arritur këtë shifër dhe ku bëjnë pjesë edhe Lionel Mesi e Luis Suarez. Nejmar bëhet braziliani i tretë i Barcelonës që kap 100 golat, pas Rivaldos (130) dhe Evaristos (105).

Deri tani Nejmar i ka shënuar 100 golat në 177 ndeshje, ku ka fituar 9 trofe: 64 gola në kampionat, 21 në Champions, 14 në Kupën e Mbretit dhe një në Superkupën e Spanjës.

Nga këta gola, 83 janë shënuar me aksion, 12 me penallti dhe 5 me goditje dënimi. 71 gola janë shënuar me këmbën e djathtë, 23 me të majtën dhe 6 me kokë.

Braziliani është një përbindësh në zonë, sepse 92 gola i ka shënuar brenda zone, ndërkohë që bie në sy se 26 gola Nejmar i ka shënuar në 15 minutat e fundit të ndeshjeve.

40 gola Nejmar i ka shënuar nga pasime të Mesit dhe 20 nga pasime të Suarezit.

Vetë Nejmar ka dhënë 55 asiste: 21 për Mesin dhe 15 për Suarezin.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image