Nedved: Kujdes Ajaksin, por ia dalim me tifozët. Alegri? S’kemi çfarë t’i kërkojmë!

0

Goglat i rezervuan Juventusit ekipin e Ajaksit në çerekfinalet e Champions Ligës. Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i klubit torinez, ka komentuar shortin. Ai vlerëson ekipin holandez, ka një koment për gjestin e Kristiano Ronaldos, i cili kopjoi Simeonen, si dhe e mbyll me elozhe për Maks Alegrin.

Nuk jam as i lumtur, as i pakënaqur me shortin. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe do të jenë padyshim dy ndeshje shumë të bukura. Ajaksi eliminoi Realin, duke treguar se i meriton çerekfinalet. Djemtë tanë fituan mundësinë për të zhvilluar edhe dy ndeshje në këtë kompeticion dhe kjo është diçka e bukur për ne dhe tifozët tanë. Ndeshja e kthimit në fushën tonë? Ka efektin e vet. Tifozët vendosën zemrën dhe dhuruan shumë entuziazëm kundër Atletikos. Duhet të jetë gjithmonë festë. Përpara ndeshjes isha i qetë dhe e dija se diçka e madhe do të ndodhte”, komenton Pavel Nedved.

Çeku i famshëm flet dhe për Kristiano Ronaldon, festën e tij dhe mundësinë e një skualifikimi. Ai nuk e beson diçka të tillë, ndërsa e mbyll me një koment për trajnerin Alegri.

Nuk kam frikë nga skualifikimi. Ishte një gjest që mbeti në fushë. Ai reagoi pas ofendimeve të shumta, sidomos në ndeshjen e parë. Nuk besoj se do të merret ndëshkim apo skualifikim për Kristianon. Alegri? Presidenti u takua në mars me trajnerin dhe të dy e shtynë në verë vendimin për të ardhmen. Duhet të jemi të kënaqur me trajnerin tonë. Kemi 18 pikë avantazh me Napolin në kampionat dhe jemi në çerekfinale të Champions Ligës. Nuk mund të kërkojmë më shumë për momentin”, përfundon zëvendëspresidenti i Juventusit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.