Nedved: Kristiano Ronaldo na çon në një nivel tjetër

Juventus është gati për të nisur sezonin e ri dhe për të fituar… gjithçka. Rrugëtimi nis nga Verona, ku të shtunën bardhezinjtë do të përballen me Kievon. Në një prononcim për “Juventus TV”, zëvëndës presidenti i torinezëve, Pavel Nedved zbulon objektivat e ekipit torinez.

“Objektivat e Juventusit nuk ndryshojnë kurrë. E vetmja fjalë që vlen është ajo që përsërit gjithmonë presidenti: fitorja. Të fitojmë kudo dhe çdo ndeshje. Kjo është ajo që vlen për ne dhe duam ta tregojmë që nga ndeshja me Kievon.”

Ronaldo gjeti golin e parë me bluzën e Juventusit, në miqësorën e zhvilluar brenda familjes. Ish-mesfushori çek flet për ardhjen e portugezit dhe impaktin e tij në ekip.

“Afrimi i Kristiano Ronaldos ishte diçka e jashtëzakonshme dhe konfirmon hapin para të Juves kundrejt ekipeve të tjera “Big” të Europës, por edhe Emre Çan dhe Kanselo, më gjithë lojtarët e tjerë, janë blerje shumë të mira. Do t’i shërbejnë shumë skuadrës”, përfundon topi i fundit i artë i Juventusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *