Nedved komenton shortin dhe “thumbon” Marotën: E kisha seriozisht…

Në Nion, u hodh shorti  i Championsit dhe përballjet interesante nuk mund të shmangeshin. Një nga përballjet që pritet me padurim nga tifozët e futbollit është Atletiko Madrid-Juventus. Kjo përballje spanjollo-italiane shihet si një finale e parakohshme, pasi të dy ekipet kanë në përbërje të tyre lojtarë shumë cilësorë.

Drejtuesi i Juventusit, Pavël Nedved, u ndal të komentonte shortin: “Nuk kemi pasur fat. Do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, ku nuk priten diferenca por ekuilibër. Ne jemi të fortë dhe besojmë se jemi në gjendje për të kaluar grupin”.

Para disa ditësh, “ikona” e Juventusit kishte kritikuar Bepe Maroten për kalimin tek Interi (“Ai është profesionist, ndoshta nuk ka qenë kurrë juventin”), ndërsa sot për këtë çështje u shpreh: “Fjalët mbi Marotën? Nuk ishte batutë për humor, por e vërteta. Ekzistojnë dy lloje menaxherësh profesionistë: disa shkojnë kudo dhe disa nuk do shkonin tek ekipet rivale”.

Ndeshja e parë mes Atletikos dhe Juventusit do të zhvillohet në Spanjë. Kujtojmë që Juventus është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut “me veshë të mëdhenj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *