Nedeljkoviç, “blerja” e re e Flamurtarit

0

Ivan Nedelkjoviç ka qenë njeriu i ndeshjes ditën e djeshme, duke qenë shumë aktiv në krahun e djathtë dhe duke lëvizur në gjithë sulmin, aq sa Lushnja e kishte të vështirë ta mbulonte. Serbi goditi traversën, shënoi golin e avantazhit që po vononte dhe u bë disa herë protagonist me të tjera goditje, që u ndalën vetëm nga forma e mirë e Bejtes. Në fund erdhi edhe asisti për Useinin. Për Lushnjën, veç ndërhyrjeve të mira të Bejtes, ishte edhe kapiteni Sefa që iu afrua golit, duke tentuar sidomos në goditjet me kokë. Ndërkaq, Tunkara duhet të kishte bërë më shumë për Flamurtarin si sulmues i avancuar. Një asist tek goli i parë ishte shumë pak, pasi ishte rasti ideal për t’u zhbllokuar dhe për t’i treguar Duros se ka “brumë” për të qenë titullar. Te Lushnja Marku duhet të ishte treguar më i kujdesshëm në episodin e kartonit të kuq, pasi ndërhyrja ishte vërtet e rrezikshme dhe e panevojshme, në mesfushë.

Nedeljkoviç – Sulmuesi i Flamurtarit më në fund shënoi golin e parë shqiptar dhe pas ndeshjes ishte vërtet i kënaqur: “Flamurtari kishte shumë mungesa në takimin e sotëm. Fitorja është shumë e rëndësishme, pasi tri pikët mungonin prej shumë ndeshjes. Kemi fituar me meritë dhe kemi pasur shumë raste. Tani presim sfidën e të mërkurës, pasi Flamurtari kërkon finalen. Jam i kënaqur me lojën, shënova gol, godita traversën, asist te goli i dytë, por rëndësi ka fitorja e Flamurtarit”, deklaroi serbi pas ndeshjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here