Në zyrë dhe me përkufizime që dërgojnë mesazhe, Andi Lila: Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë

Pavarësisht se tifozët e Tiranës nuk e kanë parë ende në fushën e lojës për shkakun e dëmtimit, Andi Lila po vazhdon punën e tij në Sindikatën e Futbollistëve Shqiptarë. Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe një mbledhje të fondeve me ndihmën e personaliteteve sportive, për t’iu gjendur pranë futbollistëve në nevojë.

Gjithashtu Lila ka qenë edhe në protestën e organizuar pas prishjes së Teatrit Kombëtar në zemër të Tiranës. Së fundmi lojtari shfaqet në zyrë dhe duke dërguar mesazhe të ndryshme, teksa fillimisht shkruan: “Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë”.

Për të vazhduar më pas edhe me përkufizimin: “Liria nuk jepet, ajo merret”. Sigurisht që te kjo e fundit mesazhi shkon për ngjarjet e fundit politike që po ndodhin në Shqipëri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *