Në Vlorë ndodh gjithçka, fitore “e çmendur” për Flamurtarin

Ndeshje e çmendur mund të konsiderohet ajo e sotmja në Vlorë mes Flamurtarit dhe Teutës që prodhuan gjithçka në një 90-minutësh të jashtëzakonshëm, por që në fund gëzojnë vendasit.

Takimi nis me një 11-metërsh për miqtë që u shndërrua në gol nga ana e Dediç. U duk se u trondit keq, por reagoi mjaft mirë Flamurtari, që e gjeti golin dy herë me Muarem Muarem në harkun kohor të pak minutave.

Mendoi mesfushori Useini për të shënuar golin e sigurisë sapo ishte mbushur gjysmë ore lojë. Ndërlikohet gjithçka pak minuta para se të përfundonte pjesa e parë, kur Nurkoviç shkakton një 11-metërsh. Këtë herë është “gardiani” i Flamurtarit që tregohet i saktë e ndal kroatin Dediç.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat nisën të kryenin zëvendësime. Edhe pse Flamurtari po e menaxhonte mirë rezultatin, Veliu u ndëshkua për një faull absurd në mesfushë dhe mori kartonin e dytë të verdhë. Me 10 lojtarë Flamurtari e pati të vështirë, me Teutën që nisi të sulmonte, por për fatin e mirë të kuqezinjve nuk arritën të shënonin.

Për t’u veçuar paraqitja e Mustës në minuta e fundit, kur u bë shpëtimtar në disa raste. Flamurtari kështu merr fitoren e dytë në kampionat dhe reagon mirë pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë në mesjavë.

Tashmë me 43 pikë në klasifikim kuqezinjtë barazojnë Laçin, në anën tjetër Teuta qëndron në kuotën e 33 pikëve po aq sa dhe Vllaznia.

KATEGORIA SUPERIORE

Ora 19.00, stadiumi Flamurtari, Vlorë

Flamurtari – Teuta      3-1

Shënues: Muarem 19′, 25′, Useini 31′ / Dediç 8′ pen.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Deliaj (Pollozhani 76′), Sidibe, Useini, Muarem, Ardit Hoxhaj (Zhufo 26′), Danilo Alvesh (Nedeljkoviç 46′). Të gatshëm: Sali, Zuka, Hyseni, Tunkara

Trajner: Ardi Behari

Teuta: Moçka, Beqaj, Shkalla (Kruja 46′), D. Bilali (Vila 68′), Hakaj, Mustafov, A. Bilali, Alhasan (Lajthia 46′), Dediç, Çyrbja, Amadu. Të gatshëm: Kastrati, Lika, Hugo, Peqini.

Trajner: Gentian Begeja

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Rudin Preça, Astrit Mahmuti, Fatjon Xhemalaj

Kartonë të verdhë: Deliaj 7′, Veliu 38′, 72’/ A. Bilali 35′, Shkalla 43′, Alhasan 64′

Karton i kuq: Veliu 72′

GOLAT

8′ TEUTA GOL Rasti i parë për shënim, direkt gol. Latif Amadu vërshon drejt zonës, ku Deliaj nga pas e pengon lehtësisht, por për Jorgjin kontakti është faull dhe jep 11-metërsh. Dediç nga pika e bardhë, nuk fal.

19′ GOL FLAMURTARI! Sulm i gjatë vlonjat, Muarem hedh një kros ku Musta tenton ta devijojë, por nuk është nevoja, sepse topi shkon në rrjetë.

25′ -GOL FLAMURTARI! Sërish Muarem del i vetëm me portierin mik dhe nuk gabon,

31′ – GOL FLAMURTARI! Useni mjaft bukur godet me të djathtën brenda zone dhe shënon golin e tretë.

41′ – TEUTA HUMBET 11-METËRSH! Nurkoviç shkakton 11-metërsh, por e korigjon po vetë gabimin duke e ndalur këtë herë Dediçin nga pika e bardhë e penalltisë.

72′ FLAMURTARI ME 10 LOJTARË! Veliu merr një karton të panevojshëm, i cili ishte i dyti për të, për një faull në mesfushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *