Në vendin ku drejton Roberto Donadoni, Ergys Luga shkon si trajner në ekipin kinez

Shqipëria ka rritje në nivelin e futbollit jo vetëm në aspektin e lojtarëve, që na ka shoqëruar gjithmonë, por edhe në një pjesë që na ka munguar disi, në atë të trajnerëve. Të rralla kanë qenë rastet kur trajnerëve shqiptarë i është besuar një pozitë në skuadrat europiane.

Por një model i ri vjen nga trajneri Ergys Luga, megjithëse destinacioni do të jetë në Kinë. Ish-ndihmës trajneri i Kamzës, do të transferohet në Kinë, tek ekipi i Shenzheni. Pikërisht në vendin ku drejton një emër shumë i njohur, Roberto Donadoni. Luga ka vazhduar të shërbej te ekipi i Kamzës te moshat, ndërsa po mbyll proçedurat për të shkuar në Kinë.

Gjithçka është vetëm formale, ndërsa detyra e tij e re konsiston në përgatitjen sa më mirë të moshave te Shenzheni, por njëkohësisht edhe në zhvillimin e futbollistëve që të jenë të gatshëm për ekipin e parë, atje ku aktualisht drejton Donadoni. Sigurisht që ndryshim bën edhe niveli i pagesës, ku bëhet fjalë për një rrogë më të lartë. /Sport Ekspres/