Në tokën e “titullit”

0

Anët pozitive dhe negative të tre skuadrave që luajnë shtatë javët e mbetura për të fituar Kampionatin e 78-të Kombëtar të Futbollit

Kukësi, Partizani apo Skënderbeu! Cila nga këto tri skuadra do të shpallet kampione pas shtatë javësh kur mbyllet edhe Kategoria Superiore. Me dyshen Kukësi-Partizani në kuotën e 59 pikëve dhe Skënderbeu me 56 pikë, çdo gjë mbetet e hapur deri në sekondën e fundit. Po cilat janë armët e forta të tre skuadrave dhe çfarë problemesh kanë, të reflektuara gjatë gjithë sezonit. Padyshim që “mbretërit” e Kukësit janë të pamposhtur. Partizani është ekipi më në formë, ose të paktën e ka treguar deri tani, ndërsa Skënderbeu edhe pse ka gabuar, ka lojtarë me shumë eksperiencë dhe me petkun e kampionëve, në finish mund “të djegë”, të gjithë, përfshirë edhe dyshen e kreut.

KUKSIANET

Kukësi i Ernest Gjokës është ekipi i pamposhtur deri më sot. Asnjë skuadër tjetër nuk ka mundur ta ndëshkojë këto 29 javë dhe zor se veç dyshes Partizani-Skënderbeu, tjetër ekip mund ta mundë skuadrën e Gjicit në Superiore. Veç të tjerave, kuksianët kanë fatin me vete, por në sulm kanë edhe një “makineri golash” si Pero Pejiç. Nga sot e në vazhdim, ata veç të tjerave kanë edhe një aleat tjetër. Kalendarin e Superiores. Nga tre ekipet e kreut, Kukësi ka një vijimësi në përballje më të lehtë se Skënderbeu dhe Partizani. Kuksianët e nisin garën për titull këtë javë me Tiranën. Një ndeshje të fituar, sepse bardheblutë janë skuadra më e dobët e historisë dhe janë pothuajse të dorëzuar para kësaj përballje. Javën e 31-të, “banda e Gjicit” luan me Laçin në shtëpi. Është një nja ndeshjet ku duhet të luftojë për të mos e pësuar siç ndodhi me Vllazninë. Kjo është një “pikë kardinale” e rrugëtimit drejt titullit, pasi në 90 minutëshin tjetër. përballja është për titullin, pikërisht me të kuqtë e Sulejman Starovës. Nëse nuk do të munden kundër Partizanit, shanset e tyre për të qenë kampionë janë shumë të mëdha. Më pas luajnë në shtëpi me Flamurtarin dhe jashtë me Korabin. Dy ndeshje që në letër duhet t’i fitojnë. Në javën e 35-të presin në Kukës, pretendentin e dytë të titullit, Skënderbeun dhe kampionatin e mbyllin në Gjirokastër me shpresën që Luftëtari ta ketë mbyllur çështjen qëndrim në Superiore. Dy janë pikat që nuk duhet të “çedojë” Kukësi. Të mos humbasë me Partizanin dhe Skënderbeun dhe të fitojë brenda çdo ndeshje, për të shkuar e luajtur një kampionat në Gjirokastër. Madje nëse nuk mundet me dy skuadrat e tjera të kreut është 90 përqind kampione.

TE KUQTE

Skuadra që luan më bukur. Që mund të mundë çdo ekip, por që ka edhe oshilacionet më të mëdha nga takimi në takim. Këtë javë përballet me Teutën, një skuadër, të cilën e ka mundur në dy ndeshje dhe në një tjetër ka barazuar. Një javë më pas luan në derbi dhe rezultati i kësaj ndeshjeje, nuk parashikohet asnjëherë. Direkt pas Tiranës luan me Kukësin. Një 90 minutësh që duhet ta fitojë me doemos nëse do të shpallet kampion. Më pas luan me Laçin brenda. Udhëton në Vlorë për të luajtur me Flamurtarin dhe pret të përballet me Korabin në javën e 35-të. Fundi mund të jetë nga ata që të bëjnë me zemër. Kundër Skënderbeut që sot është tre pikë larg të kuqve, por që Partizani ka arritur të fitojë brenda në Korçë.

KAMPIONET

Nëse për Kukësin dhe Partizanin, kalendari është më i ekuilibruar, për korçarët gjashtë javët e para janë në letër të lehta. Përballë këtë javë është Laçi në transfertë. Më pas ekipi korçar udhëton drejt Gjirokastrës për të luajtur një 90 minutësh të sikletshëm. Në javën e 32-të përballje në Korçë me Vllazninë që u ka bërë të “shijojnë barin” si Kukësit dhe Partizanit. Dhe ndeshjet “e lehta” mbyllen me Teutën në javën e 33-të dhe me Tiranën. Njëra luhet brenda dhe tjetra jashtë Korçe. Dy javët e fundit janë edhe ndeshjet “e zjarrit” për bardheblutë. Rresht kundër Kukësit dhe Partizanit. Nëse do të jenë në këtë distancë që janë aktualisht, tre ekipet do ta vendosin sezonin në këtë 180 minutësh kundër njëri-tjetrit. Ana e fortë e korçarëve është se në letër i ka mundësitë për të marrë pesë fitore nga shtatë të mundshmet deri në takimin me Kukësin dhe Partizanin. Kanë eksperiencën, por oshilacionet në lojë dhe rezultate i kanë të mëdha. Gjithsesi, të gjithë në Korçë shpresojnë që udha e mbarësisë pas Pashkëve t’i çojë me pikë të plota deri në javën e 35-të kur nisin përballjet e kreut.

Kukësi

Kukësi kundër Partizanit   1 fitore, 2 barazime 

Ndeshja e katërt luhet jashtë

Kukësi kundër Skënderbeut  1 fitore, 2 barazime 

Ndeshja e katërt luhet brenda

+3 pikë ka Kukësi në përballjen direkte me Partizanin dhe Skënderbeun

Partizani

Partizani kundër Kukësit   1 humbje, 2 barazime

Ndeshja e katërt luhet brenda

Partizani kundër Skënderbeut    2 fitore, 1 barazim 

Ndeshja e katërt luhet jashtë     

+5 pikë ka Partizani në përballjen direkte me Skënderbeun 

Skënderbeu

Skënderbeu kundër Kukësit  1 humbje, 2 barazime

Ndeshja e katërt luhet jashtë

Skënderbeu kundër Partizanit    2 humbje, 1 barazim 

Ndeshja e katërt luhet brenda

 

358 ditë ka pa humbur një takim në Superiore ekipi i Kukësit. Humbja e fundit e kuksianëve është pikërisht ndaj Partizanit. 

Pretendentët

Java 30

15.04.2017 16:00 KF Laçi – KF Skënderbeu

15.04.2017 16:00 KF Partizani – KF Teuta

15.04.2017 16:00 FK Kukësi – KF Tirana

Java 31

22.04.2017 16:00 KS Luftëtari – KF Skënderbeu

22.04.2017 16:00 KF Tirana – KF Partizani

22.04.2017 16:00 FK Kukësi – KF Laçi

Java 32

29.04.2017 16:00 KF Skënderbeu – KF Vllaznia

29.04.2017 16:00 Flamurtari FC – KF Tirana

29.04.2017 16:00 KF Partizani – FK Kukësi

Java 33

06.05.2017 17:00 KF Teuta – KF Skënderbeu

06.05.2017 17:00 FK Kukësi – Flamurtari FC

06.05.2017 17:00 KF Partizani – KF Laçi

Java 34

13.05.2017 17:00 KF Skënderbeu – KF Tirana

13.05.2017 17:00 KS Korabi – FK Kukësi

13.05.2017 17:00 Flamurtari FC – KF Partizani

Java 35

20.05.2017 17:00 KF Partizani – KS Korabi

20.05.2017 17:00 FK Kukësi – KF Skënderbeu

Java 36

27.05.2017 17:00 KS Luftëtari – FK Kukësi

27.05.2017 17:00 KF Skënderbeu – KF Partizani

“Triada”, sa pak diferencë!

Janë tre skuadrat që kanë më shumë pikë, por në fazën e tretë diferencat ishin më të vogla mes skuadrave të kreut dhe atyre të fundtabelës. Madje në dy javët e para të fazës së katërt, ekuilibrat janë përmbysur. Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu janë më pak rezistente ndaj skuadrave të ashtuquajtura të vogla të Superiores.

Partizani me ritëm kampionësh

Partizani nga tre ekipet e kreut, shpallet kampion nëse arrin të përsëritë gjashtë ndeshjet e fundit në Kategorinë Superiore. Të kuqtë e Sulejman Starovës janë padyshim ekipi që me këtë ritëm shpallen kampionë, nëse bën siç ka bërë deri më sot. Kanë grumbulluar 16 pikë në gjashtë ndeshje, katër më shumë se skuadra e Kukësit, që ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë. Plus katër pikë mjaftojnë që Partizani pas 24 vitesh të jetë kampioni i Shqipërisë. Në vendin e tretë dhe në podium është surpriza Vllaznia dhe vetëm i katërt Skënderbeu kampion. Një Skënderbe, që nëse luan si gjashtë ndeshjet e fundit, jo vetëm që nuk shpallet kampion, por është shumë larg vendit të dytë. Nëntë pikë në 6 javë janë shumë pak për kampionët e Shqipërisë. Flamurtari, Laçi dhe Luftëtari kanë futur në “xhep” nga shtatë pikë, ndërsa Teuta ka grumbulluar një pikë në çdo ndeshje këto gjashtë javët e fundit. Për “Guinness” në pjesën e poshtme të tabelës është Tirana. Gjashtë javë dhe vetëm tri pikë është shumë pak për ekipin 24 herë kampion. Për të mos folur për Korabin me një pikë të grumbulluar.

Skuadra                Nd.         F              B             H             G.sh.     G.P.       Pikë

1 Partizani           6              5              1              0              9              2              16

2 Kukësi               6              3              3              0              11           4              12

3 Vllaznia            6              2              4              0              4              2              10

4 Skënderbeu    6              2              3              1              8              5              9

5 Flamurtari       6              2              1              3              10           6              7

6 Luftëtari           6              2              1              3              6              8              7

7 Laçi                     6              2              1              3              3              4              7

8 Teuta                 6              1              3              2              3              4              6

9 Tirana                6              0              3              3              4              7              3

10 Korabi             6              0              1              5              1              16           1

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here