Në Suedi kanë nisur të binden nga ish-lojtari i Partizanit: E shihni që ka diçka, por nuk gjeti hapësirat

0

Jasir Asani ka nisur të bind në Suedi sa i përket aftësive të tij. Transferimi i këtij futbollisti nga Partizani te AIK ishte një arritje e madhe për këtë lojtar. Menjëherë ka arritur të shënonte në debutim në një miqësore, duke treguar vlerat e tij.

Ndërkohë Asani ka luajtur edhe në miqësoren e fundit që AIK ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Vasteras. Por në këtë përballje nuk arriti që të linte gjurmë si më parë. Një nga gazetarët në Suedi, Adam Berlin, analizon gjendjen e AIK për një nga mediat në Suedi, ku ndalet në pak rreshta edhe për lojtarin shqiptar.

“Jasir Asani duket që e ka diçka në aftësitë e tij dhe ju mund ta shihni këtë gjë. Ka një teknikë të mirë dhe perceptimin e duhur të lojës. Megjithatë në ndeshjen e fundit ndaj Vasteras, nuk gjeti hapësirat e nevojshme”, shkruan Adam Berlin. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.