Në Spanjë lëshojnë bombën e radhës, akord Barça-Nejmar!

0

Nejmar dhe Barcelona kanë gjetur akordin dhe duket se kalimi i brazilianit në “Camp Nou” nuk është më një spekulim. Ditën e sotme në Spanjë raportojnë se katalanasit dhe braziliani kanë arritur akordin mes tyre dhe tashmë mbetet të bindet vetëm PSG.

Nejmar do të shndërrohet në futbollistin e dytë më të paguar, teksa mbi të do të qëndrojë vetëm Lionel Mesi. Madje, braziliani do të marrë edhe më shumë se Kristiano Ronaldo te Juventusi.

Tashmë i takon Barçës që të arrijë edhe marrëveshjen me PSG-në që gjithçka të marrë fund. Padyshim do të ishte transferimi më i bujshëm i merkatos, me 27-vjeçarin që do të rikthehej përsëri në Katalonjë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.