Në Spanjë jo gjithçka vendoset në fushë, Pike ngjit ekipin e tij në kategorinë e tretë!

Në futboll ka rregulla, por ka edhe shtrembërime sipas qejfit dhe kjo ndodh kudo, nga FIFA e deri në vendet e botës së tretë, si Shqipëria.

Edhe në Spanjë ka lojëra të pista, si rregulli i Federatës Spanjolle që lejon një klub të blejë licencën e një klubi të përjashtuar nga kampionati, duke mos marrë parasysh kriterin sportiv.

Këtu ka përfituar Zherard Pike, i cili ka ngjitur ekipin e tij FC Andorra në Divizionin 3 pa luajtur fare.

E bleu vjet në Kategori 5 për 300.000 euro, e ngjiti direkt në Kategori 4 dhe këtë verë Pikë bleu për 450.000 euro vendin e FC Reus Deportiu, që falimentoi në pranverë. Në teori i takonte Kompostelës të ngjitej, si ekipi me renditjen më të mirë pas ekipeve të ngjitura në D3, por paraja dhe rregulloret sipas qejfit ngjitin kë të duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *