Në Spanjë e quajnë të kryer, nuk ka dyshime për të ardhmen e Modriçit

0

Një ndër çështjet më të nxehta të merkatos së verës ishte tratativa ndërmjet Luka Modriçit dhe Interit. Kroati mund të largohej nga spanjollët për t’u kthyer në një “pensionist miliarder”, pasi italianët i premtonin 2 vite kontratë me vlerën e 10 milionë eurove në vit dhe 2 vite në Kinë me 12 milionë euro në vit.

Marrëveshja ishte shumë afër, por në fund ndërhyri klubi madrilen që bllokoi gjithçka. Presidenti Florentino Perez nuk mund t’ia falte vetes të humbiste një nga mesfushorët më të mirë të botës pas largimit të Ronaldos. Kroati do të rinovojë në Madrid një kontratë me vlerën e 10 milionë eurove në sezon, po aq sa Ramos dhe Bejl.

Të përditshmet spanjolle janë të sigurta për qëndrimin e Modriçit. “AS” e hap gazetën me titullin “Modriç qëndron”, po ashtu dhe “Marca” që i kushton faqen e parë rinovimit të 32-vjeçarit me kampionët e Europës. “E mrekullueshme, Modriç qëndron”. Asnjë reagim nga gazetat katalunase me “El Mundo Deportivo” dhe “El Pais”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.