Në Spanjë e bëjnë të kryer, japin emrin e pasuesit të Valverdes në stolin e Barcelonës

Stoli i Valverdes te Barcelona prej disa kohësh ka qenë në rrezik të vazhdueshëm, ndësa humbja e djeshme ndaj Atletico Madrid ka bërë që të flitet edhe më shumë për pasardhësin e tij. Luhatjet në rezultate dhe lojë nuk kanë bindur drejtuesit e klubit spanjoll si dhe tifozët katalanas.

Ndërkohë mediat në Spanjë kanë bërë të ditur edhe emrin e trajnerit që pritet të pasojë Velverden në pankinë. Bëhet fjalë për Ronald Koeman, që aktualisht ëshë trajner i Kombëtares së Holandës, më të cilët do të luajë në Euro 2020. Tekniku holandez e ka bërë më parë të ditur dëshirën për të qenë në krye të Barcelonës, por një gjë e tillë mund të vijë pas përfundimit të sezonit. Mediat ë Spanjë e kanë bërë fakt të kryer një gjë të tillë dhe sipas tyre është vetë presidenti i Barcelonës që e kërkon Koeman në fund të sezonit./Sport Ekspres/