“Ne shqiptarët jemi paragjykues”, flet arbitri Kridens Meta: Nëse shohim një gol të çuditshëm, mendojmë se…

Kridens Meta ka folur për “Fan Zone” duke i shfrytëzuar këto ditë pushimi, pasi nuk i lejohet që të flas në ditët e kampionatit. Atje është rrëfyer për karrierën e tij, ndërsa shprehet se puna që bën është shumë e vështirë, duke ditur edhe paragjykimin e shqiptarëve.

“VAR-i është më i miri për ato golat dhe penalltitë fantazëm. Nëse hiqet në këtë pjesë të mbetur të sezonit, atëherë do të shkaktojë shumë polemika. Ne si popull jemi si paragjykues dhe e kemi në gen këtë, prandaj pozicioni i arbitrit është shumë i vështirë. Nëse shohim një gol të çuditshëm, mendojmë menjëherë se aty ka diçka që nuk shkon. Nuk pata fatin që të vazhdoja si futbollist dhe jeta të sjellë në disa situata që nuk e ke asnjëherë në dorë. Po mendoj se po bëj një karrierë të mirë si arbitër. Pengu më i madh që nuk u bëra arbitër i FIFA-s. Ndeshja më e vështirë që kam gjykuar janë ato gabimet që kanë ndikuar dhe na ka mbetuar peng, është ndeshja Bylis-Flamurtari”, tha Meta. /Sport Ekspres/