“Ne shqiptarët iu kemi pikën e referimit në botë”, Edgar Çani shfaqet: Do jetë e çuditshme kur të luaj futboll

0

Nga Klaudio Ndreca

Edgar Çani vazhdon të qendrojë larg fushave të blerta dhe kjo jo për arsyen e COVID-19. Ish-lojtari i Kombëtares nuk po e gjen një skuadër të re që të luajë, ndërsa edhe te Vibonese iu sos durimi. Këta të fundit e afruan si një lëvizje të bujshme, megjithëse vinte pas dështimit te Partizani.

Por Çani po vazhdon që të qendronte më tepër në spital duke u mjekuar dhe rikuperuar, sesa duke luajtur futboll. Pikërisht për këtë arsye bashkëpunimi do të ndërpritej dhe vetë presidenti i skuadrës së Vibonese u shfaq i zhgënjyer.

Ndërkohë në një intervistë për “Tuttobari”, nisur nga kjo mungesë e gjatë, Çani shprehet se do të jetë e çuditshme për të kur të kthehet në fushë. Gjithashtu duke ua përsëritur edhe njëherë italianëve, se janë pika e referimit për shqiptarët.

“Për mua Bari do të mbetet një nga përvojat më të mira si në aspektin professional dhe atë emocional. Ajo që pendohem pak në karrierë, pavarësisht se përpiqem të përfitoj sa më mirë nga përvojat, është se nuk kam pasur një qendrueshmëri në një ekip të rëndësishëm. Ndodhi me Barin, kur dyert ishin të hapura për kthimin tim, por Katania nuk hoqi dorë. Tani do të jetë e çuditshme për mua në fillim kur të kthehem në fushë, do të jetë si jetë e re.

Kur mbërrita në Itali, ne u vendosëm në Bari. Njerëzit e këtij qyteti hapën dyert për ne duke na dhënë gjërat thelbësore për të ketuar. Shqiptarët kanë pasur gjithmonë Italinë si një pikë referimi në botë”, u shpreh Çani. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.