“Ne shqiptarët ecim mirë me njëri-tjetrin”, Berisha nostalgjik për Lazion: Më mungon Tare dhe Strakosha

0

Së basku me Bundësligën në fushën e lojës zbritën edhe futbollistët shqiptar, Valon Berisha dhe Klaus Gjasula. Madje rikthimi i gjeti të dy përballë njëri-tjetrit që në ndeshjen e parë, ku Fortuna e Dyzeldorfit dhe Paderborni u ndanë në një barazim pa gola. Një takim tejet pozitiv për Berishën, i cili shkoi dy herë pranë golit, por ishte shtylla ajo që do i mohonte tundjen e rrjetës.

Futbollisti dardan ka dhënë një prononcim për “Ora TV“, ku tregon më tepër rreth ndjesive që la te ai ky normalitet i ri i futbollit, ndërsa shprehet se i mungon atmosfera e tifozëve. Më tej thotë se futbollistët shqiptarë shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe ndihet nostalgjik për aventurën e tij te Lazio, ku i mungon Tare dhe Strakosha, si dhe vetë Italia. Një rikthim te bardhekaltrit e ka derën e hapur nga Berisha.

“Më mirë që filloi. Ishim pak pa fat dje për barazimin ndaj Paderbornit. Tifozët më kanë munguar shumë. Atmosfera që krijohet në stadiume gjithashtu. Kam kontaktuar dhe me Klaus Gjasulën. Ishte një lojë e mirë për të dy ne ditën e djeshme. U ndamë shumë mirë. Ne shqiptarët kemi ecur shumë mirë me njëri-tjetrin. Më mungon Lazio dhe Igli Tare, Tomas Strakosha. Më mungon shumë koha në Itali.

Normalisht që kam kontakt me Rashnicën, nuk kam pasur vështirësi as për tu adaptuar në Gjermani. Unë kam luajtur dhe në Austri dhe gjermanishten e di shumë mirë. Tani nuk e di se çfarë do të ndodhë me pozicionin tim këtu. Unë jam në huazim deri më 30 qershor. Fokusi kryesor është të qëndrojmë në ligën e parë. Fillimisht dua që të dalë sa më mirë këtu, por dhe rikthimin në Itali tek Lazio dua ta mendoj“, është shprehur Valon Berisha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.