“Në Shqipëri luajnë për të vuajtur“, Vata flet për Bylis-Tirana: Halili nuk është lojtar që luan pisët, kujdes nga ata që ka afër

Ndeshja e djeshme mes Bylisit dhe Tiranës ka trazuar ujërat në futbollin shqiptar, teksa shumë kanë ngritur dyshimet për një trukim. Pavarësisht se vetë presidenti Halili apo edhe klubi bardheblu do të mohonin zërat e akuzave për trukim të ndeshjes, sërish hijet e dyshimit qendrojnë aty nga opinioni sportiv. Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata. Ky i fundit ka dhënë një intervistë për gazetaren Klevisa Alinani në “Fax Sport”, ku e cilëson atë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë si një shfaqje të shëmtuar që nuk i nevojitej futbollit shqiptar.

Vata bën thirrje që institucionet shtetërore të vihen në lëvizje dhe të nxjerrin fajtorët para drejtësisë në mënyrë që të zhduken fenomene të tilla. Më tej ish-lojtari i kuqezinjve lë jashtë kësaj ngjarjeje presidentin e Tiranës, Refik Halilin, të cilin nuk e sheh si një njeri që bën lojë të pistë në futbollin shqiptar.

“Një shfaqje e shëmtuar për futbollin shqiptar, duke ditur që ka një periudhë të gjatë që fuan në të gjitha aspektet. Nuk i nevojitej kjo shfaqje. Sidoqoftë shteti shqiptar duhet të jetë tepër i angazhuar që të luftojë këtë fenomen. Sigurisht ata njerëz që punojnë dhe financojnë këto lloj manovrash, që janë tërësisht ilelage, shteti shqiptar duhet t’i vërë para drejtësisë. Gjithashtu edhe federata me të gjithë kapacitetet e saj duhet të bëjë punën e duhur në mënyrë që futbolli shqiptar të tregojë vlerat e vërteta të njerëzve që punojnë për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të drejtë. Uroj dhe shpresoj që të gjithë organizmat e shteti të jenë pjesë e këtij investigimi dhe futbolli të marri atë që meriton.

Ministria e Sportit në radhë të parë, vetë kryeministri dhe prokuroria duhet të jenë të angazhuar për të eliminuar fenomenin, për të luftuar dhe për të bërë shembull kombëtar. Sepse ne jemi bërë shembull ndërkombëtar me Skënderbeun, por në arenën kombëtare akoma nuk kemi një skuadër të jetë bërë shembull.

Deklarata e Halilit? Dihet që në Shqipëri nuk ekziston dënimi i varjes në litar, dihet që në Shqipëri nuk ekziston ligji me vdekje. Kështu që nuk varet njeri në litar nëse shet një ndeshje. Me aq sa e njoh unë Halilin nuk është pjesë e trukimeve. Nuk është një lojtar që luan pisët në kampionatin shqiptar. Por gjithsesi mendoj se Halili duhet të jetë i kujdesshëm nga njerëzit që i rrinë afër, nga njerëzit që i tregohen dashamirës sepse Shqipëria është e mbushur me mashtrime, është e mbushur me tradhëtarë, është e mbushur me njerëz të korruptuar që edhe Halili në një moment mund të gënjehet. Për mendimin tim Halili nuk është i implikuar. Shpresoj që t’i shkojë deri në fund. Tirana është klubi më me vlera në futbollin shqiptar. Ky imazh nuk ia rrit vlerat as Halilit e as futbollit shqiptar. Ai duhet të jetë luftëtari i parë në vijën e parë kundër këtyre fenomeneve. Shpresoj që Halili të ruajë integritetin e tij dhe të ruajë imazhin e pastër dhe të kontribuojë maksimalisht që të gjenden fajtorët dhe ata njerëz që e kanë shëmtuar futbollin me një shfaqje kaq të shëmtuar.

Për çfarë luajnë ekipet shqiptare? Thjesht luajnë për të vuajtur. Normalisht futbolli shqiptar është një futboll i vuajtur. Normalisht që futbollistët shiptar, klubet shqiptare janë të gjitha klube që vuajnë në përgjithësi.Sigurisht dëshira është e madhe për të mbërritur te suksesi dhe te gjërat e mira. Por te gjërat e mira arrihet me plane, me projekte, me strategji. Futbolls shqiptar është një futboll spontan për mendimin tim. Kanë ambicie të mëdhaja por kanë mundësi të vogla. Ne themi shpesh që duhet të jemi me këmbë në tokë, por me këmbë në tokë në Shqipëri nuk kanë qejf të qendrojnë gjatë. Ne fluturojmë para se të vëmë këmbët në tokë, ky është problemi jonë.

Hysaj? Elseidi është pjesë e Napolit. Ka shumë klube të interesuara për ta pasur pjesë të ekipeve, që janë të rëndësishme në Europë. Mendoj se është i lumtur për momentin te skuadra e Napolit. Gatuzo është një trajner që beson shumë te Elseidi dhe mendoj se për 90% të mundësive do të qendrojë te Napoli edhe për sezonin e ardhshëm“, ka deklaruar Rudi Vata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *