Në Shqipëri e presin përgjigjen te Partizani-Tirana, edhe në Danimarkë lejohen tifozët

0

Jeta normale po kthehet dhe tifozët po nisin të mbushin stadiumet. Pavarësisht se pandemia nuk është tërhequr ende, karantina nuk mund të vazhdonte pambarimisht.

Shumë shtete në Europë kanë nisur të kthehen si para rënies së Koronavirusit, ku edhe në Danimarkë lejohen tifozët. Fillimisht duke respektuar distancën prej një metër, për të evituar infektimin nga pandemia.

Ndërkohë në Shqipëri nuk ka ende një shpresë për rikthimin e sportdashësve, ndërsa pritet një përgjigje për derbin mes Partizanit dhe Tiranës nëse mund të ketë një dritë jeshile. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.