Në shkurt e ‘shpalli’ Liverpool-in kampion/ Pandemia mund të prishë planet e tifozit të çmendur… dhe një tatuazh

0

Nga Klaudio Ndreca

Mark Gretton në 7 shkurt shpalli ekipin e tij kampion. Liverpool po përjetonte një moment fantastik në sezonin 2019/2020 duke bërë që askush mos të besonte se vërtet po ndodhte. Fitues të Champions League, pretendetët kryesor në Premier League me shkëputje pikësh dhe një skuadër mjaft e fortë si brenda ashtu dhe jashtë Anglisë. Kaq mjaftoi që tifozi i çmendur të bëntë një tatuazh dedikues ndaj ekipit të zemrës. Të çuditur nga reagimi i tij shumë miq e këshilluan se po merrte një vendim të nxituar por Gretton parashikoi çdo gjë, përveç koronavirusit.

“Nëse nuk ndodhë as këtë vit, atëherë do të marrë malat”– ishte kjo një pjesë e deklaratave të tij në media pas bujës së madhe që bëri gjesti i tij. Me situatën e krijuar tifozit i janë prishur vërtet disa plane pasi parashikoi gjithçka përveç pandemisë. Sot futbolli në Angli vijon të jetë i pezulluar. Data 18 maj shihet si rinisja e stërvitjeve për klubet në Premier League ndërsa 12 qershori si dita e rikthimit në stadium për nisjen e kampionatit.

Por frika e mjekëve mbetet prezent përsa kohë ekziston mundësia e infektimit. Kështu, një rast i vetëm i dyshuar mes futbollistëve do të prishte gjithçka, ndoshta dhe një tatuazh që u bë me aq padurim dhe shpresë se ekipi i tij do të shpallej kampion pas kaq shumë vitesh. Në këto kushte Mark Gretton duhet të presë dhe të shpresojë që nuk do të jetë i detyruar të marrë malet në këmbë, pasi nuk dihet ende nëse Liverpool mund të shpallet kampion në tavolinë./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.