Në qendër të vëmendjes këtë merkato, Kumbulla e lë fushën pas vetëm 25 minutash

Marash Kumbulla është dashur ta mbyllë para kohe takimin e sotëm kundër Bolonjës. Mbrojtësi shqiptar ka lënë fushën e lojës në minutën e 25 për t’i lënë vendin lojtarit Davidoviç. Arsyeja ka qenë një problem me syrin e futbollistit 19-vjeçar pas një përplasje me nj nga kundërshtarët e tij.

Kjo ka bërë që trajneri Juriç të detyrohet ta largojë Kumbullën, për të shmangur ndërlikime të tjera. Ndërkohë mbrojtësi shqiptar ka qenë një element kyç për prapavijën e Veronës këtë sezon dhe me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr pas vetes interesin e shumë klubeve të mëdha europiane./Sport Ekspres/