Në pritje të miratimit zyrtar për rifillimin, Federata shqiptare i dërgon letër Qeverisë

0

Klubet e Superiores kanë nisur stërvitjet në grup që prej datës 18 dhe po bëhen gati për rifillimin e sezonit. FSHF ka caktuar datën 3 qershor për të rinisur sërish kampionatin dhe gjithçka është gati, që nga protokollet e higjenës dhe deri te kalendari. Por mbetet edhe përgjigja përfundimtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila ende nuk ka dhënë konfirmimin zyrtar për këtë datë.

Për këtë arsye, duke ditur se edhe pak ditë kanë mbetur nga 3 qershori, Federata shqiptare ka vendosur të kërkojë një përgjigje nga institucionet shtetërore. Siç raporton “ABC News”, FSHF i ka dërguar letër zyrtare Ministres Shahini dhe Manastirliu për t’i kujtuar faktin se pritet ende një miratim prej tyre për datën e caktuar për të rinisur sezonin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.