Në prag të Euro2020/ Kosova A përforcohet me tre lojtarë, Shala: Po u bëjmë gati pasaportat

0

Përfaqësuesja e Kosovës është vetëm një hap larg ëndrrës së bukur europiane. E ndodhur në gjysmëfinale të “Ligës së Kombeve”, Kosova shpreson që të bëjë hapin e madh drejt Katarit. Për të arritur këto synime dardanët kanë menduar edhe për afrime të reja në ekip. Ndonëse lojtarët cilësor dhe talentet nuk mungojnë te grupi i formuar nga Shaland, ende kërkohet për prurje të reja.

Kështu, Kosova ka gati tre lojtarë të rinjë për t’i afruar te ekipi i parë. Lajmin e bënë të ditur Bajram Shala, menaxheri i Kosovës, i cili në një intervistë për mediat vendase jep pak detaje. Shala nuk ka përmendur emra, moshë, pozicione apo ligat nga vijnë lojtarët por mjaftohet vetëm me faktin se bisedimet janë kryer dhe se për lojtarët e rinj po bëhen gati edhe pasaportat.

“Kemi biseduar me disa lojtarë. Tashmë veçse i kemi filluar procedurat për të paktën një lojtar. Emrat i tregojmë kur ta marrin pasaportën dhe vendoset të luajnë definitivisht për Kosovën. Po flasim për Kombëtaren A, pasi që për të grupmoshat jemi gjithmonë në procedura të tilla. Por, për Kombëtaren A jemi aktualisht në procedura për një lojtar dhe për dy lojtarë të tjerë mund të fillojnë ndoshta së shpejti procedurat, por po i presim edhe konfirmimet përfundimtare të tyre” ka thënë Shala në emisionin sportiv “Favorit” në T7./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.