Në Portugali: Ronaldo, si Majkëlll Xhordani!

0

 

Sulmuesi bëhet deçiziv po aq sa ishte me Bullsat basketbollisti i famshëm, edhe pse ka disa diferenca të vogla… “Grupi ka rëndësi, jo individi. Duhet të falënderoni trajnerin dhe të tjerët…”

Kristiano Ronaldo i ka dhënë takim historisë të dielën, në Paris. Akti i fundit në një Europian ku ka jetuar në “Ruletën Ruse”. Ka gabuar, është mërzitur, por në fund ka pasur të drejtë. Eshtë dashur pak fat (po kush është ai fitues që s’ka nevojë?), një rrguëtim me disa disheza dhe një skuadër në mbështetje që, edhe pse është kritikuar dhe trajtuar keq, ka emra që jo të gjithë mund të kenë…

Në fund të fundit, Pepe është mbrojtësi qendror i Real Madridit, Rafal Guerrero është ndoshta lojtari i krahut më i mirë i turneut, ndërsa Andre Gomes dhe Zhoao Mario janë duke ndezur merkaton me vlerësimet e tyre. Renato Sançez u transferohet te Bajern Mynih për mbi 35 mln euro dhe është blinduar. Kur topi kalon te këmbët e atyre që janë përpara,  janë Nani (jo i fundit i ardhur) dhe për ata që dashurojnë historitë e revanshit, shfaqet Kuarezma.

Dhe pastaj, ai, Kristiano Ronaldo, që kohët e fundit, nisur edhe nga dështimet, kishte parë shpresat shumë të zbehura. Një fije e lehtë ka bashkuar deri tani dy lojtarët e klasit të brezit ’80: as Mesi dhe as CR7 nuk arritën që të udhëheqin kombëtaren drejt suksesit. Ta bësh me Portugalinë është pak e ndërlikuar se sa me Argjentinën, ndoshta, edhe pse në 2004 rasti i finales (në turneun e shtëpisë) e humbur ndaj Greqisë është një plagë e përgjakur në palmaersin e madrilenit.

Duke parë më tej, në rrugën për “Topin e Artë” që vitet e fundit ka qenë një “dialog”, Europiani i fituar mund të jetë deçiziv dhe t’I japë fund garës dyshe për çmimin prestigjoz. “Triumfe, në karrierën time, kam arritur shumë. Kam 13 vjet që luaj në këto nivele dhe statistikat nuk gënjejnë kurrë, por ëndrra ime ishte të fitoja një trofe me Portugalinë. Mund t’ia dalim. Jemi një skuadër shumë e bashkuar, solide, ku çdokush vendoset në dispozicion të tjetrit. Përgëzimet mos m’I bëni mua: por trajnerit, atyre që kanë punuar dhe na kanë ndihmuar të mbërrijmë këtu”.

Arsyetim korrekt, në një sport skuadre, por është ai epiqendra. Jo më kot, mediet luzitane kanë nisur krahasimet: Majkëll Xhordan. Ronaldo ka një pengesë më të madhe se “Air” për të kaluar, sepse skuadra e tij nuk niset si favorite në finalen e të dielës dhe kjo Xhordanit s’I ka ndodhur kurrë. Mjaftonte prania e tij me Bulls për të qenë favoritë. Te Portugalia, në parashikimet e prag ndeshjes, nuk mjafton. Por, nuk ishte as në fillim të turneut…

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here