Në Portugali nuk mjafton as VAR, një gol shënohet me… flamur!

Desportivo Avesh-Boavista, ndeshje e kampionatit portugez, që normalisht nuk i intereson askujt jashtë Portugalisë, përvec atyre që e kanë luajtur në baste.

Të martën Vitor Gomesh shënoi në minutën e 70-të golin e tretë të ndeshjes së fituar 3-0 nga Avesh, por u desh ndihma për teknologjinë VAR, për shkak të një pozicioni jashtë loje të dyshimtë.

Arbitri kërkoi ndihmën e VAR-it, por kur shkon të kontrollojë në ekran pamjet, surpriza: në momentin e asistim vendimtar telekamera ishte e errësuar totalisht nga një flamur gjigant i Boavistës, që valëvitej në tribunë dhe mbulonte krejtësisht rrezen e kamerës, që praktikisht nuk e kishte kapur fare momentin e golit.

Zgjidhja? Në fund arbitri Fábio Verísimo e ndau mendjen: gol i rregullt, edhe pse në fakt nuk dukej i tillë nga një kënd tjetër. Boavista le të ankohet te tifozët e vet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *