Në Poloni u kthehet në hall “pishina” në stadium, Lewandowski dhe lojtarët ankohen për fushën

Në Poloni është kthyer një problem i madh me barin e fushës. Madje mediat e këtij vendi e kanë quajtur edhe si një “pishinë” që po i pengon lojtarët të luajnë. Kjo është parë në takimin ndaj Maqedonisë së Veriut, por e njëjta gjendje qendron edhe kundër Sllovenisë që do të luhet nesër.

Gjatë stërvitjes ishte Lewandowski dhe shokët e tij të skuadrës që janë ankuar për barin. Ai ishte shumë i rrëshqitshëm dhe dilte lehtë nga toka. Kjo pasi bari i ri ende nuk është rrënjosur mirë, ndërsa kompania që e menaxhon është shprehur se ka edhe një qarkullim të dobët të ajrit. Por më vonë është kuptuar se nuk ishte zgjedhja më e mirë e mundshme bari dhe fusha e zgjedhur. Megjithatë kompania që e ka në administrim nuk ka interesin që të investojë në një terren më të mirë, pasi do të kushtonte deri në 5 milionë lekë. /Sport Ekspres/