“Ne parandaluam një përleshje mes tyre”, Modriç zbulon prapaskenat me Ronaldon dhe Murinjon: Kristiano ishte gati të qante

0

Të jesh një nga më të mirët në botë nuk do të thotë të mos kritikohesh në fushën e lojës. Këtë e tregon edhe Modriç në librin e tij “Loja ime”. Ashtu sikurse Kielini edhe kroati ka vendosur të nxjerrë në treg biografinë e tij, ku nuk mungojnë prapaskentat me lojtarët të cilët ka ndarë fushën. Nga libri është zbuluar edhe një ngjarje që si protagonist ka yllin portugez, Kristiano Ronaldo, por që këtë herë nuk merr duartrokitje dhe vlerësime siç gjithnjë jemi mësuar.

Në një moment gjatë Kupës së Mbretit Murinjo nuk i ka kursyer kritikat as për atë që ka shkruar historinë me gërma të arta vitet e fundit. Modriç tregon se Ronaldo ishte gati të shpërthente në lot, madje ndërhyrja e lojtarëve shpëtoi një përleshje mes tij dhe “special one“ në dhomat e zhveshjes.

“Reagimi i Murinjos më befasoi. Ne po fitonim 2-0 në Kupën e Mbretit. Ronaldo nuk e ndoqi kundërhtarin e tij gjatë një rivënie anësore dhe Hoze u acarua me Kristianon. Të dy u zunë për një kohë të gjatë në fushë. Kur shkuam në dhomën e zhveshjes pas pjesës së parë, pashë Ronaldon të mërzitur gati të shpërthente në lot. Ai tha ‘po bëj më të mirën time dhe ai prapë po më kritikon‘. Murinjo hyri brenda dhe nisi të kritikonte portugezin për përgjegjësitë gjatë ndeshjes. Situata u nxeh aq shumë mes tyre sa vetëm ndërhyrja e lojtarëve parandaloi një përleshje midis tyre“, ka shkruar Luka Modriç në librin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.