Në Mynih, garë e çmendur për bileta

0

Ndeshja e vajtjes në gjysmëfinalet e Champions League mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit, që do të luhet më 25 prill, ka bërë të çmenden tifozët gjermane. Klubi bavarez ka marrë një numër rekord kërkesash për bileta dhe është në siklet, sepse stadiumi “Allianz Arena” ka një kapacitet prej 70.000 spektatorësh, ndërsa deri mbrëmjen e djeshme numri i kërkesave për biletë kalonte 250.000. për sfidën kundër Realit Bajerni do të ketë në dispozicion 66.500 bileta për tifozët e vet, sepse 5% e biletave, 3.779 të tilla, do t’i shkojnë Realit. Gjithsesi, vetëm 28.000 bileta do të dalin në shitje për tifozët e Bajernit, për shkak të numrit të madh të të abonuarve për ndeshjet e Champions League, rreth 35.000.

Bajerni ka një politikë mjaft të favorshme për vendosjen e çmimeve të biletave dhe kjo bën që stadiumi të jetë i mbushur çdo javë, me çmime duke nisur nga 15-20 euro, të përballueshme nga çdo tifoz. Megjithatë, në rastin e sfidës kundër Realit zgjidhja e vetme është shorti. Klubi bavarez ka informuar se më datë 16 prill do të publikohet lista e tifozëve me fat, që do të kenë shansin të blejnë e shumta dy bileta. Përveç kësaj, Bajerni ka informuar se në Madrid do të ketë në dispozicion 3.917 bileta, me çmim nga 90 deri në 130 një e tillë.

Edhe sezonin e shkuar Bajerni regjistroi një fluks të paparë kërkesash për bileta, kur Reali vizitoi Allianz Arena-n. Ishin çerekfinalet dhe kërkesat për bileta shkuan në 200.000. Bileta më e shtrenjtë kushtonte 35 euro dhe më e shtrenjta 150 euro. Ishte një mbrëmje fantastike, do të jetë e njëjta gjë edhe këtë vit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.