Në media e burgosën menaxherin e Sadikut, por shijon spektaklin nga tribuna VIP në “Santiago Bernabeu”

Në mediat e huaja dhe ato shqiptare ka bërë jehonë lajmi se Fali Ramadani po hetohet dhe është burgosur në Spanjë, për shkak të mashtrimeve dhe fshehjeve të taksave. Por nga krahu tjetër, menaxheri i Armando Sadikut nuk është se po përjeton këto momente të vështira.

Së fundmi ka qenë prezent në “Santiago Bernabeu”, për të shijuar në zonën VIP përballjen mes Realit të Madridit dhe Manchester City-t, e përfunduar në rezultatin 1-2. Pra gjithçka duket se po shkon në normalitet për menaxherin më të njohur shqiptar, që vazhdon të punojë normalisht si më parë, pavarësisht se mediat e kanë kthyer shpeshherë edhe si temë kryesore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *