Në majat e Shqipërisë, Dajti Alpino Turistik në kërkim të rekordeve

Shoqata Dajti Alpino Turistik dhe 11 anëtarët e saj pushtuan dje në orën 11:30 paradite me sukses Olimpin (malin e 2-të më të lartë në Ballkan) duke pushtuar njëherazi majën Mitika (2918m) dhe majën Skolia (2911), në nderim të 6-mujorit të ndarjes nga jeta të profesorit te alpinizmit Ibrahim Haçkaj.

Koha e keqe (shi, vetëtima dhe mjegull) dhe vështirësitë e disnivelit (1900 metra ngjitje dhe ecje 30 km) si dhe koha e kufizuar, e vështirësuan ngjitjen. Gjithsesi, grupi u tregua i vendosur që të provonte të gjitha mundësitë për të pushtuar majën, nisur nga simbolika e kësaj ngjitjeje.

Ky sukses erdhi pas pushtimit të suksesshëm të majës më të lartë të Ballkanit verën e kaluar (Musala 2980 m) dhe Wildspitze (3784m) para 2 javësh.

Në të ardhmen synimi është ngjitja në majat më të larta në të gjitha kontinentet. Kilimanxharo dhe Everest i kanë ngjitur, ndërsa tani djemtë e Dajti Alpino Turistik synojnë Amerikën, Australinë dhe majën më të lartë në Antarktidë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *