Në Madrid kundër Pogbas, transferimi i francezit në udhëkryq

Pol Pogba në muajt e fundit është parë të jetë shumë i lidhur me një kalim te Reali i Madridit. Francezi ka shfaqur dëshirën të punojë me Zidan dhe është i gatshëm të reduktojë edhe pagën e tij. Vetë trajneri ka shprehur pëlqimin e tij për lojtarin, por ka një problem.

Në dhomat e zhveshjes së Real Madridit nuk e duan francezin. Lojtarët kryesorë në “Santiago Bernabeu”, thuhet të kenë shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me ardhjen e Pol Pogba.

Ata i tremben sjelljes së 26-vjeçarit te Junajtid dhe arsyetojnë se veprimet e tij ka shumë mundësi të prishin ekuilibrat në skuadër. Për këtë, ditët e fundit ka qarkulluar emri i Doni van de Bek si një afrim i mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *