“Ne lojtarët rrimë 1 vit pa paga”, gjesti i Tevez: Jam rritur si i varfër, nuk e lëmë shtëpinë në 6 të mëngjesit

Një gjest i madh vjen nga Tevez, ish-lojtari i Juventusit dhe që tashmë është pjesë e Boca Juniors. Teksa intervistohet nga ana e “Ole”, vetë futbollisti shpreh gatishmërinë që të lërë rrogën për 1 vit bashkë me shokët e tjerë, për të ndihmuar të varfrit. Pavarëisht se Koronavirusi ka prekur edhe shumë njerëz të famshëm e të pasur, shtresa më e dobët e shoqerisë në aspektin ekonomik është më e ekspozuar, kjo edhe për vetë jetesën e tyre.

“Ne duhet të përqendrohemi në gjërat e rëndësishme, prindërit dhe gjyshërit tanë. Unë më shumë frikë kam për ata sesa fëmijët e mi. Ne e dimë që Koronavirusi të vret dhe ata që vuajnë nga kjo, do të vdesin vetëm, pa u përqafuar nga ata që duan. Të varfërit dhe të dobëtit janë ata që rrezikojnë më shumë. E di se ku jetojnë ata se dhe unë vetë jam rritur atje, prandaoj do të doja të ndihmoja. Ne futbollistët mund të qendrojmë edhe një vit pa fituar të ardhura. Ne nuk jemi ata që lëmë shtëpinë që në 6 të mëngjesit dhe të kthehemi në 7 në mbrëmje, vetëm për të mbajtur familjen”, ka thënë Tevez. /Sport Ekspres/